BotFactory Times

Log in Register

Shtator 2025 |

Published in Albania - Political debates and analysis - 2 - 22 Aug 25 08:23

Pershendetje te gjitheve,

Meqenese pjesa e gazetarise tek ne nuk eshte edhe shume e pelqyer/perdorur, vendosa ta shkruaj kete artikull me shpresen qe nje veprim i tille te percillet edhe nga te tjeret ne te ardhmen.

Si fillim dua te falenderoj gjithsecilin prej juve qe morret pjese ne luften e kaluar. Ishte lufte e veshtire ndaj nje kundershtari me te forte se ne prandaj edhe sukseset ishin te kufizuara. Por me perfundim te luftes arritem te merrnim kushte te favorshme paqeje, duke siguruar keshtu bonusin 80% te armeve te cilin jemi ne proces te arritjes(derisa te i mberrijme te gjitha regjionet).

Duke qene se muaji i ardhshem do te jete muaj i qete kam vendosur te beje disa ndryshime ne menaxhimin e fondeve shteterore. Nga tash e tutje te gjithe shtetasit e eShqiperise qe ndertojne fabrika ne eShqiperi perfitojne kthim 4.5% te investimit (90% e takses se ndertimit te fabrikave) ndersa per te huajt do te jete 3.5% e investimit (70% e takses se ndertimit te fabrikave). Ky vendim besoj do e lehtesoje pak anen ekonomike te lojes per komunitetin tone dhe shpresoj qe secili ta shfrytezoje kete program meqenese duhet ta forcojme sa me shume ekonomine tone pasi qe e kemi pare ne luften qe sapo kaloi se pa nje ekonomi te mire veshtire se arrijme te fitojme luftera. Si qellim fillestar per secilin duhet te jete qe ti kemi nga 50 fabrika air q5 ne profil qe nuk eshte edhe shume veshtire per tu arritur meqenese nga shtatori duhet fabrikat e ORG-se ti kthejme ne profil. Nese nuk i kthejme deri me daten 1 tetor, ato do kthehen automatikisht, por kjo mundet te kete nje doze rreziku (ndonje kompani mundet mos te kthehet ne profil).

Inkurajohen te gjithe lojetaret e eShqiperise qe ta perdorin sa me shume tregun shqiptar ne loje. Duke perdorur tregun, forcojme shtetin me taksa si dhe tregu yne merr reputacion per te ardhmen ku edhe te huajt do te mund te shesin/blejne. Si pjese e ndryshimeve ekonomike do te jete edhe ulja e vleres se Lekut Shqiptar (ALL) fillimisht ne 0.008, e pastaj mbase edhe ne 0.007 si qellim qe tregu shqiptar te behet sa me kompetitiv.

Keshillohen te gjithe lojetaret qe te permbushin AC-te dhe UC-te sa me shpesh qe munden pasi qe ne ato marrim energji, punetore dhe armatim.
Si perfundim, desha ta shpalle gjithashtu kandidaturen edhe per nje mandat presidencial. Shpresoj qe te kete edhe ndonje kandidat tjeter duke qene se konkurrenca gjithhere sjell me te miren nga te gjithe. Shpresoj qe te arrijme sa me shume suksese ne muajin qe vijon, qofte me mua apo dike tjeter ne krye.

Me respekte, DardanM

https://img.freepik.com/premium-photo/ruffled-flags-albania-kosovo-3d-rendering_1401-4706.jpg

Support

NdranghetaGaladraelMADE IN COCAINAK A T A N ADiabloN O L I T OBuldozerBuldozerBuldozerEL C0MANDANTEarian

Comments (2)

22 Aug 25 08:58
Spartacus al

Posht Cp hajdut posht ceveri e deshtuar rrenoft populli

22 Aug 25 11:28
EL C0MANDANTE

o7